Flash News

Rajoni

Kriza energjetike, Greqia do të kompensojë faturat për të ndihmuar familjet

Kriza energjetike, Greqia do të kompensojë faturat për të

Qeveria greke njoftoi të premten fonde shtesë për të mbrojtur familjet nga rritjet e mëtejshme të çmimeve të energjisë elektrike dhe efektet e krizës ndërkombëtare të energjisë që arrijnë në 500 milionë euro, shkruan Kathimerini.

"Në këtë krizë energjetike, ne nuk do të lëmë askënd të pambrojtur," tha Ministri i Mjedisit dhe Energjisë Costas Skrekas në një konferencë shtypi të përbashkët me Ministrin e Financave Christos Staikouras dhe Zëvendës Ministrin e Financave Theodoros Skylakakis.

Sa i përket mbështetjes financiare nga shteti, ajo rritet në 60 nga 30 euro për megavat/orë ç’ka interpretohet se mbështetja e qeverisë është 18 euro në muaj për një familje që konsumon 300 kilovat orë.

Një rritje e mëtejshme e ndihmës nuk përjashtohet, nëse është e nevojshme, thanë ministrat.

Qeveria po zgjeron gjithashtu kriteret e të ardhurave për pagesën e ngrohjes (naftë për ngrohje, gaz natyror, dru zjarri) për të përfshirë më shumë se 1 milion familje.

Shtesa do të rritet me 36% për familjet pa fëmijë në 68% për familjet me tre fëmijë. Rritja mesatare e subvencionit për një familje me katër persona është 59%. Subvencioni minimal do të rritet në 100 nga 80 euro, ndërsa maksimumi nga 650 në 750 euro.

Të fundit