Flash News

Rajoni

Kriza energjitike, Zaev: Miku im Edi Rama dha alarmin, po e ngre dhe unë

Kriza energjitike, Zaev: Miku im Edi Rama dha alarmin, po e ngre dhe unë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka folur sot për krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve. Përmes një konference për mediat ai ka thënë se në muajt e ardhshëm do vërehet kriza energjitike.

Mediat shkruajnë se Zaev ka marrë shembull homologun Edi Rama dhe ka deklaruar: Po do të ketë krizë. Shoh mikun tim dhe kolegun nga Shqipëria Edi Rama që alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të jetë vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm.

Ai ka shtuar se shteti do të marrë masat e duhura për të përballuar këtë gjendje, ndërsa ka shtuar se çdo vendim do merret në varësi të situatës.

Të fundit