Flash News

Rajoni

Kriza globale/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut ngrin çmimet e produkteve ushqimore bazë

Kriza globale/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut ngrin çmimet e

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, raporton Klan Macedonia.

Vendimi i qeverisë është marrë bazuar në krizën energjetike dhe shëndetësore që ka kapluar thuajse të gjitha vendet e botës. Ngrirja e çmimeve do të bëhet për produkte si: buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi, prodhimet e mishit, djathi dhe produkte të tjera të ngjashme.

Ngrirja e çmimeve do të vlejë deri më 31 Janar 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të përballojnë rritjet e çmimeve në kushtet e krizës.

 

Të fundit