Flash News

Rajoni

Kryeministri dhe presidentja e Greqisë bëjnë vaksinën anti-Covid, Mitsotakis: Ishte pa dhimbje

Kryeministri dhe presidentja e Greqisë bëjnë vaksinën

Presidentja e Greqisë, Catherine Sakellaropoulou dhe kryeministri Mitsotakis, kanë bërë vaksinën ndaj Covid-19.

Sakellaropoulou ishte zyrtarja e parë qeveritare që vaksinohet kundër koronavirusit në Greqi, e cila nuk mund të fshihte emocionet, ndërsa falenderoi stafin mjekësor që kontribuan në vaksinimin e saj.

Ndërsa, kryeministri Mitsotakis u vaksinua kundër koronavirusit pak para orës 14:30 në Spitalin Attikon, në Athinë, raportojnë mediat vendase.

Kryeministri e përshkroi procedurën si "plotësisht pa dhimbje", dhe pasi përfundoi administrimi i dozës së parë të vaksinës, ai uroi një "fillim të mbarë" për stafin mjekësor.

Kryeministri, në një deklaratë pas vaksinimit, theksoi se "sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe për Bashkimin Evropian, i cili arriti të dorëzojë vaksinën në të njëjtën ditë në të gjitha vendet evropiane, duke vënë në praktikë solidaritetin evropian".

Kryeministri dhe presidentja e Greqisë bëjnë vaksinën

Kryeministri dhe presidentja e Greqisë bëjnë vaksinën

Të fundit