Flash News

Rajoni

Kryeministri grek Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë, Joan Pelushi: Kisha është një pikë uniteti mes dy popujve

Kryeministri grek Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin e ri të

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan Pelushi ka marrë një telefonatë urimi nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në një postim në platformën ‘X’, Mitsotakis uroi Kryepeshkopin e ri dhe theksoi se Kisha e Shqipërisë përfaqëson një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes popullit shqiptar dhe atij grek.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen,” shkroi Mitsotakis.

Kryepeshkopi Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë më 16 mars, pas ndarjes nga jeta të kryepeshkopit të ndjerë Anastas.

Të fundit