Flash News

Rajoni

Kryeministri i Malit të Zi: Do të shqyrtojmë ndalimin e armëve pas masakrës me 12 të vrarë në Cetinje

Kryeministri i Malit të Zi: Do të shqyrtojmë ndalimin e

Autoritetet malazeze po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të armëve në mbarë vendin për të parandaluar incidente të mëtejshme të dhunshme. Ky vendim vjen pas ngjarjes tragjike të mërkurës në qytetin e Cetinjes, ku një burrë sulmoi me armë zjarri dhe vrau të paktën 12 persona, duke plagosur rëndë katër të tjerë.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, do të shqyrtohen urgjentisht të gjitha opsionet, duke përfshirë mundësinë e një ndalimi të plotë të posedimit të armëve.

“Në mbledhjen e ardhshme do të shqyrtojmë ndalimin e armëve. Armët nuk mund të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Do t’i kërkoj krerëve tanë të sigurisë që nesër të ofrojnë zgjidhje konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë,” theksoi Spajiç.

Kjo tragjedi ka shkaktuar një shqetësim të madh për sigurinë në vend dhe ka ngritur kërkesa për masa më të rrepta për kontrollin e armëve në Mal të Zi.

Të fundit