Flash News

Rajoni

Kryeministri i Malit të Zi: Kur u ktheva nga Beogradi mora informacion se po përgatitej arrestimi im

Kryeministri i Malit të Zi: Kur u ktheva nga Beogradi mora informacion se
Zdravko Krivokapić

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić deklaroi se kishte marrë informacion se si po përgatitej arrestimi i tij, pas u kthye nga Beogradi, ku u takua me patriarkun Porfirio.

Ai tha për mediat, se arrestimi po përgatitej për shkak të "tradhëtisë kombëtare" dhe për shkak të nënshkrimit të një Marrëveshje Themelore antikushtetuese.

Kur u pyet se kush do ta arrestonte, Krivokapić deklaroi se ishte prokurori special i shtetit, Milivoje Katnić.

Nga ana tjetër, Katnić, në një deklaratë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme tha nuk kishte asnjë informacion lidhur me planin e pretenduar për arrestimin e kryeministrit Zdravko Krivokapić.

"Unë nuk e di se çfarë po bënte kryeministri në patriarkun, as nuk isha i informuar se ai kishte në plan të kryente krimin e tradhëtisë së shtetërore, as nuk kisha në plan ta arrestoja", u shpreh prokurori special.

Të fundit