Flash News

Rajoni

Kryeministri Mario Draghi dha dorëheqjen, presidenti Mattarella e refuzon

Kryeministri Mario Draghi dha dorëheqjen, presidenti Mattarella e refuzon

Presidenti italian, Sergio Mattarella refuzoi dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi, pas krizës politike të krijuar nga largimi i partnerit të koalicionit qeverisës‘Lëvizja 5-Yje’.

Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e Lëvizjes 5 Yjet.

“Rrjedhimisht mazhoranca qeverisëse nuk ekziston më, ndaj në mbrëmje do të jap dorëheqjen”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit italian.

Vendimi i partisë “5-Yjet” për të bojkotuar votbesimin e kishte zhytur Italinë në pasiguri politike dhe rrezikoi të minonte përpjekjet për të siguruar miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian, për të menaxhuar një thatësirë të dëmshme dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga gazi rus.        

Kjo situatë mund të çojë në zgjedhje kombëtare që në shtator ose tetor pasi partitë e tjera të koalicionit thanë se duhet të ketë zgjedhje nëse “5-Yjet” nuk e mbështesin më qeverinë.

Të fundit