Flash News

Rajoni

Kryeministrja serbe e konsideron "skandaloze" deportimin e Djokovic nga Australia

Kryeministrja serbe e konsideron "skandaloze" deportimin e Djokovic

Ana Brnabic, kryeministrja e Serbisë ka reaguar ashpër pas vendimit të Australisë për të deportuar yllin serb të tenisit Novak Djokovic, në prag të "Australian Open" për shkak se ai udhëtoi i pa vaksinuar.

Kryeministrja serbe Brnabic e konsideron vendimin e Gjykatës së Apelit si skandaloz, ndërsa shtoi se 34-vjeçari do të jetë gjithmonë i mirëpritur në atdheun e tij. Vendimi unanim i tre gjyqtarëve i dha fund shpresave të Djokovic për të synuar rekordin e 21-të Grand Slam në Australian Open.

Kryeministrja serbe e konsideron "skandaloze" deportimin e Djokovic

“Mendoj se vendimi i gjykatës është skandaloz. Më duket e pabesueshme që kemi dy vendime gjykate krejtësisht kontradiktore brenda harkut të vetëm disa ditësh”, tha Brnabic për mediat në Beograd.

“Jam e zhgënjyer. Ky vendim tregoi se si funksionon sundimi i ligjit ose më mirë të themi se si nuk funksionon në disa vende. Në çdo rast, mezi pres të shoh Djokovic në atdheun tonë, në Serbi”, shtoi Brnabic.

Të fundit