Flash News

Rajoni

Kryetari i komunës së Preshevës: Duam të jemi pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, s’duhet të bëjmë pazare territoresh

Kryetari i komunës së Preshevës: Duam të jemi pjesë e

Kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi pret një ftesë nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti që të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë gjë e ka deklaruar vetë Arifi në një intervistë për Euronews Albania, ku është shprehur se nuk duhet të ketë shkëmbim territoresh, pasi sipas tij, nëse ndodh kjo gjë hapet dhe pazari i Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne besojmë që të mos ketë shkëmbim territori dhe veriu i Kosovës është pjesë e jona. Ne duhet të kemi strategjitë tona dhe s’kemi pse bazohemi të pëlqimet e Beogradit nuk duhet të bëjmë pazare me të. Po bëmë dialog atëherë humbasim. Nuk është e logjikshme të bëhet shkëmbimi pasi hapet pazari i Bosnjës, Maqedonisë së Veriut etj.. Përflitet hajde e ndajmë Preshevës rreth hekurudhës, një pjesë në Serbi një pjesë në Kosovë. Ne jemi radhit te politika evropiane, e cila ka qenë më të njëjtat kushte si ne pa ndryshim kufijsh dhe pazare.

Unë e pres kërkesën që të jemi pjesë e delegacionit të dialogut dhe të kemi takime e negociata për të krijuar strategjinë,” – shprehet Shqiprim Arifi.

Arifi tregoi më tej se pavarësisht përçarjes me partitë e tjera shqiptare, përsa i përket dialogut janë bashkë.

“Nuk është e jashtëzakonshme përçarja, pasi e shohim kudo këtë në Shqipëri dhe Kosovë ka përçarje si te ne. Në këtë pikë jemi të unifikuara, që të ketë një përfaqësues në delegacion. Shoh dritë dhe shpresa është e vetmja që na ka mbetur dhe do luftojmë për këtë,” – rrëfen Shqiprim Arifi.

Të fundit