Flash News

Rajoni

Kundërshtoi përfshirjen e serbishtes si gjuhë zyrtare, Nik Gjeloshaj përplaset me partitë proruse në Mal të Zi

Kundërshtoi përfshirjen e serbishtes si gjuhë zyrtare, Nik

Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga qeveria, pasi kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare.

“Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat që i kanë të gjithë të tjerët… sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, thuhet në komunikatën e DF-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

Zëvendëskryeministri shqiptar Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, teksa ishte në Uashington, pati një takim me zëvendësin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ku paralajmëroi kundër “aktiviteteve potencialisht destabilizuese të strukturave klero-nacionaliste, që synojnë ta minojnë perspektivën evropiane të Malit të Zi”.

Duke e sqaruar këtë deklaratë në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se iniciativat e DF-së për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë malazeze dhe për miratimin e Ligjit për agjentët e huaj – sipas modelit të ligjit rus – kanë për qëllim ngadalësimin e rrugës evropiane të Malit të Zi. 

Të fundit