Flash News

Rajoni

'Kushtetuta e Kosovës nuk ndryshohet'/ Vuçiç: Pres përgjigjen e BE-së për deklaratën e Osmanit

'Kushtetuta e Kosovës nuk ndryshohet'/ Vuçiç: Pres

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se do të presë përgjigjen e Bashkimit Evropian pas deklaratës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila u shpreh se Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshojë për shkak të krijimit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiç.

AI gjithashtu u shpreh se refuzimi nga ana e Kosovës për të zbatuar atë qe ka nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit, flet më shumë se sa për Beogradin.

Presidentja Osmani deklaroi më 26 Tetor se Kosova nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin ashtu siç është nënshkruar në Bruksel, sepse, sipas saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar atë si jokushtetuese.

Të fundit