Flash News

Rajoni

Kuvendi i Malit të Zi mban sot votëbesimin, do të rrëzohet apo do të mbijetojë qeveria e Abazoviç?

Kuvendi i Malit të Zi mban sot votëbesimin, do të rrëzohet

Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë sot votëbesimin ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç. Seanca fillon në orë 11:00 dhe në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç bashkë me kabinetin  tij qeveritar.

Për të rrëzuar qeverinë e Abazoviç duhen votat e 41 deputetëve nga 81 që ka Kuvendi.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, erdhi pasi qeveria nënshkroi marrëveshjen Themelore me Kishën Orthodokse Serbe.

Partitë opozitare e vlerësuan vendimin e qeverisë së Abazoviç si të dëmshëm për interesat kombëtar të vendit.

“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviqit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.

Vetë Abazoviç është shprehur se qeveria e tij do t’i mbijetojë votës dhe se është i gatshëm të rindërtojë qeverinë në marrëveshje me Frontin Demokratik, që aktualisht është në opozitë.

Nismëtarët për rrëzimin e qeverisë kanë 36 deputetë të shumicës parlamentar e udhëhequr nga Partia e Gjukanoviçit.Po ashtu, nismën e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Të fundit