Flash News

Rajoni

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon në mesnatë dy ministra shqiptarë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon në mesnatë dy

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar mesnatën e mbrëmshme dy ministra të Qeverisë teknike nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti.

Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu është shoqëruar me tensione mes partive në pushtet dhe opozitës.

Dy ministrat mësohet se kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar, Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e tyre, kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka thënë se “nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare”.

Shkarkimi i ministrave vjen dhjetë ditë pas formimit të Qeverisë teknike, më 28 janar. Në vend të tyre, të hënën, më 12 shkurt, pritet të emërohen Ilir Demiri si ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami si ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.   

Të fundit