Flash News

Rajoni

Lajçak: Javën që vjen do të takoj Kurtin dhe Vuçiçin

Lajçak: Javën që vjen do të takoj Kurtin dhe

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë sërish javën e ardhshme Kosovën dhe Serbinë. Ai ka bërë me dije se do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin Aleksandar Vuçiç për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targat.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçak, temë diskutimi do të jetë edhe hapat e ardhshëm për normalizim të marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.

“Pra, për momentin jemi pozitiv dhe mendojmë se realisht nuk duhet të përballemi me një krizë tjetër në terren por duhet të fokusohemi në normalizim të marrëdhënieve. Për t’u siguruar që po e shfrytëzojmë këtë momentum, po planifikoj që javën tjetër të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiçp ër të diskutuar hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që unë e kam paraqitur në muajin shtator, si dhe në komentet që kemi marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit”, tha Lajçak.

Pas përfundimit të vizitës, ai do të merret me përgatitjet për të organizuar një takim të nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiçit.

 

 

Të fundit