Flash News

Rajoni

Lajçak tregon se kur do të mbahet takimi Kurti-Vuçiç: S’ka alternativë tjetër

Lajçak tregon se kur do të mbahet takimi Kurti-Vuçiç:
Mirosllav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak ka deklaruar se në Beograd edhe Prishtinë ka vullnet për dialog dhe “mirëkuptim absolut”, ndërsa shtoi se nuk ka alternativë tjetër. Takimi mes Vuçiç e Kurtit do të mbahet në verë, raporton “Bota Sot”.

“Përfundimi kryesor i bisedimeve të në Prishtinë dhe Beograd është se ka vullnet për dialog dhe mirëkuptim absolut, se ai nuk ka alternativë dhe mbetet çështja kyçe për normalizimin e raporteve në rrugën evropiane dhe atmosferën mes Kosovës edhe Serbisë”, tha Lajçak.

Ai shtoi se kur nuk ka dialog "tensionet rriten dhe nëse ka ato bien. Të gjithë partnerët e kanë të qartë se dialogu është i nevojshëm”.

Të fundit