Flash News

Rajoni

Liderët e rajonit mblidhen për Forumin Ekonomik në Shkup, mungon Kurti; Zaev flet për refuzimin e negociatave

Liderët e rajonit mblidhen për Forumin Ekonomik në Shkup, mungon
Zoran Zaev

Në Shkup po zhvillohet takimi i radhës i Forumit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë i pranishëm.

Ky takim është dhe në kuadër të "Mini-Shengenit". Sot pritet të nënshkruhen disa memorandume. Ky forum, sipas udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor do të shërbejë për të lehtësuar më tej lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve në rajon.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili kishte dhe fjalën hapëse të forumit foli dhe për negociatat me BE. Ai tha se vendimi për të mos çelur negociatat është kundër interesave të BE-së.

Ai zgjodhi të mos fliste shumë për BE-në, por theksoi se do ta presin derisa ajo të jetë gati, duke evidentuar si faktor të refuzimit, problemet e brendshme të bllokut.

"Mungesa e BE për të mos hapur negociatat për Ballkanin është kundër interesave të BE. Jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe Serbinë dhe Malin e Zi. Ne jemi këtu, edhe aty ku BE të jetë e përgatitur, ne presim sepse jemi të përgatitur për qytetarët tonë.

Shpresoj që BE të gjejë mënyra të gjej financim. Nuk jam këtu për të folur për BE, jam për të folur për qytetarët tanë, idetë tona, Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e hapur. Të gjithë së bashku i japim fluks të ri hapësirës ekonomike dhe tregut të ndërlidhur. Të gjithë jemi në Ballkan, të gjithë jemi në Ballkanin perëndimor. Ta bëjmë këtë pjesë të jetës sonë përmes tregut të përbashkët”, tha Zaev.

Të fundit