Flash News

Rajoni

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut: Do gjobiten punonjësit që punojnë të dielave

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut: Do gjobiten punonjësit që

Maqedonia e Veriut ka miratuar një ligj për vitin e ri 2022, lidhur ushtrimin e punës të dielave.

Sipas vendimit, punonjësit nuk duhet të punojnë në fundjavë, në të kundërt do të pezullohen nga puna për 15 ditë, ndërsa kompania do të gjobitet me 1.000 euro.

Ligji hyn në fuqi nga sot, dhe vlen punonjësit e marketeve, gastronomisë dhe për disa sektorë të tjerë që punojnë të dielave.

Bizneset do të gjobiten me 200 deri në 1000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë. Duke filluar nga sot ccdo punëdhënës e ka për detyrë t’i dërgojë një listë Inspektoratit të Punës të shtunave, për personat që do të punojnë të dielave.

Qendrat tregtare kanë të drejtë të punojnë të dielave, nga ora 10 deri në orën 20:00. Të dielën do të qëndrojnë të hapura farmacitë, pikat e karburantit, furrat e bukës dhe të gjitha aktivitetet e tjera ku është e pamundur që aktiviteti të qëndrojë mbyllur.

Të fundit