Flash News

Rajoni

Ligji kundër mohimit të gjenocidit, serbët e Bosnjës paralajmërojnë bojkot: Nuk do të jemi pjesë e institucioneve

Ligji kundër mohimit të gjenocidit, serbët e Bosnjës

Përfaqësuesit politik serbë të Bosnjës njoftuan se do të bojkotojnë institucionet vendimmarrëse pas miratimit të ligjit kundër mohimit të gjenocidit të Srebrenicës.

Vendimi erdhi pasi i dërguari i Kombeve të Bashkuara në Bosnjë, Valentin Inzko i ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së paqes të Bosnjës 1995, shpalli të jashtëligjshëm mohimin e masakrës së Srebrenicës.

Sipas DW, një nga udhëheqësit e opozitës së entitetit serbo-boshnjak, Branislav Borenoviç njoftoi braktisjen e postit të tij që ditën e hënë.

"Që nga nesër, përfaqësuesit politikë serbë nuk do të marrin pjesë më në punën e institucioneve të përbashkëta të Bosnjë dhe Herzegovinës dhe nuk do të marrin ndonjë vendim derisa të zgjidhet kjo çështje," tha Borenoviç në një konferencë shtypi.

Pas një takimi të politikanëve serbë të Bosnjës, Borenoviç njoftoi se përfaqësuesit serbë do të bojkotojnë presidencën e përbashkët të Bosnjës, parlamentin dhe qeverinë - duke bllokuar në mënyrë efektive institucionet qendrore që mbështeten në miratimin e përfaqësuesve.

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së përbashkët të Bosnjës, kritikoi gjithashtu vendimin nga Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnjë Valentin Inzko.

"Ne nuk do të jetojmë në një vend ku dikush mund të imponojë një ligj thjesht duke e publikuar në faqen e tij të internetit," tha Dodik.

Të fundit