Flash News

Rajoni

Lirohet nga burgu eurodeputetja greke: Dua të qëndroj me vajzën time

Lirohet nga burgu eurodeputetja greke: Dua të qëndroj me vajzën

Eurodeputetja greke Eva Kaili është liruar nga burgu pesë muaj pas arrestimit për skandalin Qatargate që tronditi Parlamentin Europian.

 Pas vendimit për lirimin e saj nga burgu, Eva Kaili ka dhënë deklaratën e parë.

Ditën e parë dua vetëm të jem në shtëpi me vajzën time. Gjithë ditën me të. Që nga janari e deri më tani e kam parë dy herë në muaj.

Do të qëndroj në Bruksel, do të vazhdoj të luftoj për pafajësinë time”, tha ajo.

Kaili do t'i nënshtrohet seancave dëgjimore të rregullta për të zgjatur ose revokuar mbikëqyrjen nëpërmjet një byzylyku elektronik.

Kujtojmë se Eva Kaili u arrestua më 9 dhjetor të 2022-shit dhe menjëherë pas daljes në dritë të skandalit asaj iu hoq imuniteti parlamentar.

Ajo akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash.

Vënia e saj në pranga shkaktoi valë debati në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë parash për favore që përfshinte shuma "të mëdha" parash dhe dhurata "të konsiderueshme" që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në politikëbërjen evropiane. Por të dy vendet mohuan këto akuza.

Pas skandalit, Kaili u hoq nga posti i saj si një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian dhe u përjashtua nga partia greke, megjithatë ajo mbetet eurodeputete

 

Të fundit