Flash News

Rajoni

Lufta në Ukrainë, Vuçiç s’ndryshon qëndrim: Serbia do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën

Lufta në Ukrainë, Vuçiç s’ndryshon qëndrim:

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën. Ky qëndrim ka ardhur pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Bocan-Kharchenko.

“Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në deklaratën e presidencës.

Ata kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërkohë që lufta në Ukrainë po trondit të gjithë botën. Vuçiç është poziconuar krah Vladimir Putinit, ndërsa të gjithë po denojnë ashpër pushtimin rus.

“Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”, thuhet më tej në njoftim.

 

Të fundit