Flash News

Rajoni

Macron jep sinjale pozitive për integrimin: Gjetëm kompromis mes Bullgarisë dhe RMV-së

Macron jep sinjale pozitive për integrimin: Gjetëm kompromis mes

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë sinjale optimiste lidhur me ngërçin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Klan Macedonia raporton se gjatë Samitit të NATO-s në Madrid, Macron ka deklaruar se është gjetur një kompromis mes dy qeverive maqedonase dhe bullgare, për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave për Tiranën dhe Shkupin.

Sipas presidentit francez, të dyja qeveritë janë dakordësuar për kornizën negociuese me të cilën Shkupi do të zhvillojë negociatat për të hyrë në Bashkimin Evropian.

“Mendoj se gjetëm kompromisin rreth kontestit Bullgari – Maqedoni e Veriut për kornizën negociuese për hyrje në BE”, ka deklaruar Macron në Samitin e NATO-s në Madrid.

Të fundit