Flash News

E-TJERA

Mali i Zi lehtëson masat antiCovid, shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht

Mali i Zi lehtëson masat antiCovid, shqiptarët mund të

Mali i Zi ka lehtësuar masat kufizuese antiCovid. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Shqipëri.

Duke filluar nga sot, çdo qytetar mund të hyjë lirisht pa pasur nevojë për certifikatë vaksinimi dhe test PCR të Covid-19.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për hyrjet në vend. Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19”, njofton MEPJ.

Të fundit