Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Mali i Zi më afër BE-së, mediat vendase zbardhin ‘paktin’ e fshehtë të Gjukanoviç me liderët evropianë
Mali i Zi duket se është më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Media vendase ‘Vijesti.me’ shkruan se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit, është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht: që largimi i tij të jetë me dinjitet.
“Gjukanoviç bëri të ditur se nëse është pengesë për integrimin më të shpejtë evropian të Malit të Zi, ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa dhe të largohet nga pushteti, por kërkoi që të lejohet të largohet nga skena politike me dinjitet dhe në mënyrën e tij.
Nga figurat kyçe të BE-së (nënkuptohen krerët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së), Gjukanoviç ka marrë mbështetje për një akt të tillë dhe nëse e mban fjalën do të jetë një zgjidhje krejtësisht e drejtë për BE-në”, shkruan media malazeze.
Sipas artikullit, nëse Podgorica i kryen detyrat e shtëpisë deri në fund të shtatorit, ka shumë gjasa që në fund të vitit Mali i Zi të mbyllë kapituj të shumtë dhe kështu të nisë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, thonë burimet e "Vijesti" në Bruksel.