Flash News

Rajoni

Mali i Zi miraton marrëveshjen me kishën serbe, Abazoviç humb mbështetjen e shumicës

Mali i Zi miraton marrëveshjen me kishën serbe, Abazoviç humb

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Marrëveshjen Themelore, që ka si synim të rregullojë marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe.

Pas më shumë se 4 orësh diskutime, për miratimin e marrëveshjes votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre të tjerë nuk morën pjesë.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Rashko Konjeviç tha se qeveria e Abazoviç po humb shumicën parlamentare.

Konsultimet në lidhje me këtë dokument duhet të bëhen para miratimit dhe nëse miratimi bëhet pa të, kjo qeveri ka humbur shumicën dhe ne do të bëjmë kërkesë për zgjedhje”, tha Konjeviç.

Pakti u miratua ndonëse dje mijëra qytetarë u mblodhën në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kështu, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet mundësia e mësimit fetar në shkollat publike, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore etj.

Por, mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Të fundit