Flash News

Rajoni

Mali i Zi shpall “non grata” ambasadorin serb Vladimir Bozovic

Mali i Zi shpall “non grata” ambasadorin serb Vladimir Bozovic

Mal i zi ka shpallur “non grata” ambasadorin serb Vladimir Bozovic. Sipas mediave serbe atij i është kërkuar që të largohet nga Mali i Zi. Arsyeja e këtij vendimi është ndërhyrja në punët e brendshme.

“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e ministrisë së Jashtë, raporton gazeta Express.

Sipas MPJ-së malazeze ai po ashtu ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ dhe përfaqësues pra, Parlamentin e Malit të Zi.

Të fundit