Flash News

Rajoni

Mali i Zi: Turistët që infektohen me COVID-19 do të mjekohen falas

Mali i Zi: Turistët që infektohen me COVID-19 do të mjekohen

Autoritet qeveritare në Malin e Zi kanë vendosur që turistët e huaj që do infektohen me COVID-19 gjatë qëndrimit të tyre në vend, do të trajtohen falas dhe të gjithë shpenzimet kalojnë në llogari të shtetit. Ky vendim i rëndësishëm vjen në prag të sezonit turistik. 

Ministri malazes për zhvillim ekonomik Jakov Milatoviç deklaroi se protokollet shëndetësore do të shpërndahen në sektorin e turizmit dhe ambasadat javën e ardhshme dhe do të jenë në gjuhën angleze dhe ruse.

Ndërkohë që ministrja malazeze e Shëndetësisë Jelena Boroviniç Bojoviç tha se janë përpjekur që të thjeshtësojnë protokollin dhe se turistët do t’ju sqarohet se si të sillen nëse ndiejnë simptoma të Covid-19 ose infektohen me Covid-19, raporton “Vijesti”.

“Qeveria ka vendosur që turistët që sëmuren nga Covid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe do të shtrohen në spital do të trajtohen në kurriz të shtetit”, tha ajo.

Testimi PCR, nëse është i nevojshëm nga turistët që kthehen në vendin e tyre, do të kryhet normalisht në dy mënyra – njëra do të organizohet me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi dhe do të kryhet falas dhe turistët do të jenë në gjendje të marrin teste dhe në laboratorë privatë. Të gjithë hotelierët do të ndajnë 10% nga kapaciteti për raste të mundshme të COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Malin e Zi u regjistruan 95 raste me COVID-19 dhe 3 viktima, ndërsa 148 pacientë u shëruan. Podgorica po bëhet gati për hapjen e sezonit turistik ashtu si shtetet e tjera.

Të fundit