Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut ashpërson masat anti-Covid, mbyll në orën 18.00 bar-kafetë

Maqedonia e Veriut ashpërson masat anti-Covid, mbyll në orën

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ashpërsuar masat anti-covid për shkak të situatës së pandemisë. Me kërkesë të Komisionit për Sëmundjet Infektive, nga sot deri më 21 janar, subjektet me klientë do të punojnë deri në orën 18:00, për të shmangur rrezikun e një vale të re infektimesh,

Masat e reja kufizuese ndalojnë gjithashtu organizimin e festimeve në hotele me rastin e Vitit të Ri dhe festave fetare.

Restorantet sipas vendimit te ri do të mund të punojnë deri në orën 21:00, baret, hotelet do të jenë të hapura deri në orën 18:00. Sa i përket lokaleve me ushqim ‘merr me vete’ mund të punojnë deri në orën 23:00.

Të fundit