Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi merr mandatin

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi merr mandatin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar sot mandatin për formimin e qeverisë së përkohshme, Talat Xhaferrit.

Xhaferi theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë. Të shtunën ai do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e qeverisë së re.

Tashmë është bërë e ditur përbërja e qeverisë teknike pasi partitë politike shpallën propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Të fundit