Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut në udhëkryq/ Presioni për pranimin e propozimit francez i lartë, qytetarët: Po na shantazhojnë

Maqedonia e Veriut në udhëkryq/ Presioni për pranimin e

Pas 17 vitesh status kandidat, Maqedonia e Veriut ka marrë ftesë për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian.

Por ka ende shumë pengesa për vendin e vogël, duke përfshirë kërkesat nga Bullgaria, e cila ka të drejtën e vetos si një anëtar aktual i BE-së. Bullgaria po kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë pakicën e saj bullgare dhe gjithashtu të pranojë se gjuha e saj ka rrënjë bullgare.

Muajin e kaluar, Franca hartoi një propozim për një kompromis për të adresuar shqetësimet e Bullgarisë.

Një nga kushtet në negociata është përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, e cila do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash në parlament për të kaluar. Në fakt, një ndryshim në kushtetutë do të kërkonte vota nga partitë opozitare maqedonase etnike për të kaluar, gjë që do të ishte një sfidë.

Ndërkohë që vijojnë protestat kundër propozimit francez. “Marrëveshja duhet të refuzohet! Nuk mendoj se duhet pranuar. Ne jemi duke u shantazhuar. Dhe thjesht nuk na është dhënë mundësia e njëjtë si vendet e tjera, si Serbia dhe Mali i Zi”, tha për një protestues për Euronews.

Protestat e përditshme kanë tronditur Maqedoninë e Veriut gjatë javës së kaluar, të cilat u përshkallëzuan në dhunë dhe dhjetëra policë u plagosën.

Pavarësisht shpërthimit të dhunës, qeveria beson se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit.

“Ne i kuptojmë të gjitha shqetësimet dhe emocionet e njerëzve, por po përpiqemi të shpjegojmë se kjo ka të bëjë me orientimin strategjik të vendit tonë”, tha Bojan Mariçiç, zëvendëskryeministër për integrimin në BE.

Ndërsa opozita është kundër këtij propozimi. Por edhe presioni për vazhdimin përpërpara drejt BE-së, është i madh.

Të fundit