Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut nis të hënën aplikimin e dozës së tretë për Covid-19

Maqedonia e Veriut nis të hënën aplikimin e dozës së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të nisë të hënën zbatimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët, ndërsa rekomandohet të jetë nga Pfizer&Biontech.

Nuk ka nevojë qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen.

Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ende nuk dihet nëse edhe doza e tretë do të jetë e detyrueshme duke përfshirë kufizimet me masa siç janë hyrja në restorante, kalimi i pikave kufitare dhe të ngjashme.  

 

Të fundit