Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut nis vaksinimin me dozën e tretë anti-Covid

Maqedonia e Veriut nis vaksinimin me dozën e tretë anti-Covid

 

Maqedonia e Veriut ka nisur sot vaksinimin me dozën e tretë anti-Covid.  

Stafi mjekësor në Qendrën “Boris Trajkovski” sqaroi se gjatë ditës dhjetëra qytetarë morën një dozë zë tretë dhe askush nuk kishte efekte anësor.  

Të gjithë ata që kanë kaluar 6 muaj nga marrja dozës dytë, pa dallim a është staf mjekësor me grup moshë të pakufizuar, mjafton vërtetimi që është personel shëndetësor privat apo shtetëror, mund të vij të vaksinohet me dozën e tretë kudo në punkte, jo vetëm në Qendrën ‘Boris Trajkovski’ por kudo që ka vaksina Pfizer sepse ashtu është procedura – u shpreh mjeku Hristijan Mlladenovski.

Ministria e Shëndetësisë informoi se që nga sot filloi vaksinimi me dozën e tretë, për personelin shëndetësor, për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe për personat me imunitet të dobësuar shëndetësor. Pas kalimit të 6 muajve, doza e tretë në të gjitha pikat e vaksinimit mund të merret pa caktuar termin. Madje edhe qytetarët që janë vaksinuar jashtë shteti – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

 

Të fundit