Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut regjistron 5 raste të reja me "Delta", vaksinon 500 fëmijë

Maqedonia e Veriut regjistron 5 raste të reja me "Delta",

Vazhdojnë të shtohen të infektuarit me variantin DELTA të Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundmi autoritetet shëndetësore raportojnë se kanë identifikuar edhe 5 raste të reja me këtë variant. Bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Tetova.

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe  u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen pasi sipas tij është i vetmi shpëtim ndaj varianteve të reja.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”,- tha ministri Filipçe.

Gjatë deklaratës për mediat, ai bëri me dije gjithashtu se deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 500 fëmijë kundër virusit korona. Mes tjerash, ministri Filipçe, theksoi se për t’u vaksinuar kundër korona virusit janë regjistruar 1.800 fëmijë.

Të fundit