Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall “non grata” 5 diplomatë rusë, i kërkon të largohen urgjentisht nga vendi

Maqedonia e Veriut shpall “non grata” 5 diplomatë rusë, i

Maqedonia e Veriut ka shpallur “non grata” pesë diplomatë rusë. Mediat vendase shkruajnë se ditën e sotme ambasadori rus Sergei Bazdnikin u thirr në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe iu komunikua vendimi për diplomatët.

Ata janë punonjës të ambasadës ruse në Shkup. Sipas informacioneve të deritanishme, diplomatët kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.

 

Të fundit