Flash News

Rajoni

Maqedonia e Veriut tërhiqet nga “Eurovision 2023”, shpenzimet do t'i përdorë për energjinë elektrike

Maqedonia e Veriut tërhiqet nga “Eurovision 2023”, shpenzimet

Maqedonia e Veriut ka vendosur të tërhiqet këtë vit nga kompeticioni i njohur muzikor “Eurovision 2023”.

Ky vendim u bë i ditur nga drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë së Veriut, Marjan Cvetkovski, duke thënë se gjitha shpenzimet do të përdoren këtë vit për pagesën e energjisë elektrike.

 “Po, ne nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar tarifën e regjistrimit. Problemi më i madh është rryma dhe kostot e larta, të cilat do të dalin nga udhëtimi dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe.

Për shkak të kësaj situate janë reduktuar të gjitha shpenzimet, kështu që edhe ato që është dashur të paguhen për pjesëmarrje në Eurosong i kemi alokuar për pagesën e energjisë elektrike”, tha drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë së Veriut.  

 

Të fundit