Flash News

Rajoni

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Greqia: Le të jetë fillimi i forcimit të dialogut

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Greqia: Le të jetë fillimi i

Greqia ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për dokumentet, çka ju lejon qytetarëve të të dyja vendeve të lëvizin vetëm përmes letërnjoftimeve.

Mediat greke raportojnë se Ministria e Jashtme greke shkruan në shkresë se marrëveshja është arritur në kuadër të dialogut të promovuar nga Bashkimi Evropian në konsultim me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar.

“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajčák. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, përfundon ministria.

Të fundit