Flash News

Rajoni

Marrëveshja Prishtinë-Beograd, reagon zv.ndihmës sekretari amerikan: E drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin

Marrëveshja Prishtinë-Beograd, reagon zv.ndihmës sekretari

Vjen reagimi i zëvendësndihmës sekretarit amerikan për Çështje e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar e ka cilësuar një sukses të rëndësishëm arritjen e kësaj marrëveshje në Bruksel dhe për këtë falenderoi emisarin Miroslav Lajçak

Po ashtu, Escobar theksoi se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.

“Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”.

Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për ç’tensionim të situatës”, tha Escobar.

 

Të fundit