Flash News

Rajoni

Masa të reja antiCovid në Maqedoninë e Veriut, punëtorët e pavaksinuar rrezikojnë vendin e punës

Masa të reja antiCovid në Maqedoninë e Veriut,

Maqedonia e Veriut do të vendosë masa të reja kufizuese për të gjithë personat të cilët nuk bëjnë vaksinën antiCovid.

Duke filluar nga data 16 gusht t gjithë punëtorët e pavaksinuar e kanë të ndaluar të hyjnë në objektet gastronomike apo hotelet, duke rrezikuar kështu humbjen e vendit të punës.

Shumë nga bizneset i kanë paralajmëruar punëtorët e tyre lidhur me masën e re, në mënyrë që të vaksinohen sa më shpejt për të parandaluar përhapjen e variantit të ri ‘Delta’.

Përpos kufizimin të punëtorëve të pavaksinuar për të hyrë në vendin e punës, RMV ende nuk ka vendosur një sanksion që ndalon hyrjen e personave të pavaksinuar në vendet publike.

 

Të fundit