Flash News

Rajoni

Masakër në Mal të Zi: 34-vjeçari vret me armë 10 persona, mes viktimave edhe fëmijë

Masakër në Mal të Zi: 34-vjeçari vret me armë 10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Cetinje të Malit të Zi. Sipas raportimeve në mediat e Malit të Zi, një person ka hapur zjarr duke vrarë të paktën 10 persona, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas dyshimeve të para, autori i ngjarjes, një 34-vjeçar ka vrarë familjen e tij dhe më pas ka dalë në rrugë duke hapur zjarr ndaj qytetarëve. Mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë.

Masakër në Mal të Zi: 34-vjeçari vret me armë 10

Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë dhe janë transportuar për mjekim në spital.

Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Motivet e ngjarjes së rëndë, në qytetin që banohet kryesisht nga serbo-malazezë, janë ende të paqarta.

 

Të fundit