Flash News

Rajoni

Masakra me 12 viktima, qeveria e Malit të Zi konsideron ndalimin e plotë të armëve

Masakra me 12 viktima, qeveria e Malit të Zi konsideron ndalimin e

Pas masakrës me 12 viktima dhe dhe 4 të plagosur rëndë, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka bërë të ditur se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojë të gjitha opsionet për të garantuar sigurinë e qytetarëve, duke përfshirë ndalimin e plotë të posedimit të armëve.

“Armët nuk duhet të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Prandaj do të kërkoj nga drejtuesit e sapoemëruar të sektorit të sigurisë që të ofrojnë zgjidhje që do të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Spajiç në platformën X.

Ai ka thënë se thirrja publike për rekrutimin urgjent të një numri shtesë të policëve do të shpallet në ditën e parë të punës, pa pritur mendimin e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, të cilëve do t’u sqarohet urgjenca më vonë.

12 persona mes të cilëve dy fëmijë, janë vrarë dje në një krim masiv në Cetinje, ndërsa mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër të tjerëve, të cilët janë plagosur.

Krimin masiv e ka kryer Aco Martinoviç, i cili më pas është vetëvrarë.

Të fundit