Flash News

Rajoni

Masakrat në Serbi/ Vuçiç: Pas 8 qershorit, dënimi për armëmbajtje pa leje është 15 vite burg

Masakrat në Serbi/ Vuçiç: Pas 8 qershorit, dënimi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se në fushatën e nisur për çarmatosjen e vendit, nismë e ndërmarrë pas dy masakrave me shumë viktima në shkollat e Beogradit, deri tani janë dorëzuar një sasi e konsiderueshme armësh.

Ai u shpreh se vetëm në një vendgrumbullim, janë dorëzuar 20 kilogram tritol, mina, granata dore, fishekë, automatikë, etj.

Sipas tij, i gjithë ky arsenal është dorëzuar nga vetëm një njeri.

Kërkoj nga qytetarët të kryejnë dorëzimin deri në 8 qershor. Pas 8 qershorit, kushdo që do të kapet me armë pa leje, do të dënohet me15 vite burg. Nuk po kërkojmë emra”, tha Vuçiç.

Të fundit