Flash News

Rajoni

Masat anti-krizë, Maqedonia e Veriut miraton ligjin për uljen e TVSH-së dhe akcizës së karburanteve

Masat anti-krizë, Maqedonia e Veriut miraton ligjin për uljen e

Maqedonia e Veriut ka miratuar masat e para për të përballuar krizën që ka përfshirë shumë shtete të botës pas luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të SHBA dhe perëndimit ndaj Rusisë.

Në seancën e mbajtur natën e mbrëmshme mbi miratimin e propozim-ligjeve për akcizë dhe TVSH, me 95 vota “për”, Kuvendi miratoi masat për uljen e TVSH-së dhe uljen e akcizës së karburantëve, shkruajnë mediat vendase.

Ndryshimet e miratuara ulën akcizat për karburantet që shteti e merr nga shitja në pompat e benzinës, por edhe TVSH-në e karburanteve nga 18 në 10%.

Gjithashtu me ndryshimet e miratuara, TVSH-ja për ushqimet ulet në 0 %.   

 

Të fundit