
Flash News
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listën për deputetë të ‘Vetëvendosjes’
Gjykata e lartë kalon për gjykim dosjen ‘Tahiri’, vendimi për ish-ministrin do të jetë përfundimtar
Boris Johnson jep alarmin: Varianti i ri i Covid-19 që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës
Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për fatalitetet në spitalet Covid
Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve në 24 orë
Ish-kryeministri Matteo Renzi ka tërhequr nga kabineti qeveritar dy ministra, duke shkaktuar kështu një krizë të re në qeverinë italiane të drejtuar nga Giuseppe Conte.
Drejtuesi i ‘Italia viva’ në një konferencë shtypi njoftoi tërheqjen e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe nënsekretarit Ivan Scalfarotto.
"Duhet guxim dhe një ndjenjë përgjegjësie të japësh dorëheqjen", thotë Renzi. "Ne jemi duke përjetuar një krizë të madhe pandemike, përballë të vdekurve dhe të infektuarve, përgjegjësia konsiston në përpjekjen për të zgjidhur problemet dhe jo në fshehjen e tyre".
"Ne nuk jemi ata që hapim krizën politike, kriza politike ka qenë e hapur për muaj të tërë", tha udhëheqësi i Italia Viva.
"Rregullat demokratike duhet të respektohen, pikërisht sepse ka një pandemi, demokracia nuk është një shfaqje realiteti, nëse ka probleme ata përballen me njëri-tjetrin në tryezat e politikës, në Parlament, në institucione. Mbreti është lakuriq, politika kërkon respekt”, shtoi ai.
Sa i përket krizës, Renzi deklaroi para mediave se nuk do dëshironte që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Vendimi erdhi pas takimit që Conte kishte me presidentin e Italisë Mattarella për ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës.
Debati mes Renzit dhe Contes ishte ‘ndezur’ prej disa muajsh lidhur me menaxhimin e fondeve të BE.
Pas disa javësh debate rreth planit për shpenzimin e 209 miliardë eurove në grante dhe kredi me interes të ulët që Italia pret të marrë nga fondi i rimëkëmbjes së BE, qeveria më në fund arriti të miratojë planin e rimëkëmbjes post-pandemike të vendit të martën.
Ditari politik









Të fundit

Gazment Bardhi tregon ku do të kandidojë Lulzim Basha në 25 prill
22 Janar 2021, 22:49




Xheraldina e entuziasmuar për mbesën, tregon për nofkën që i ka vënë
22 Janar 2021, 20:59
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listën për deputetë të ‘Vetëvendosjes’
22 Janar 2021, 20:58
Çfarë e bën shenjën tuaj të duket tërheqës/e
22 Janar 2021, 20:29

Neslihan Atagül në gjendje të rëndë shëndetësore, detyrohet të tërhiqet nga seriali
22 Janar 2021, 19:58
AstraZeneca redukton numrin e dozave të vaksinave në vendet e Bashkimit Evropian
22 Janar 2021, 19:56

'Simpsons' duket se "e gjetën" sërish - duke parashikuar një pjesë të inaugurimit
22 Janar 2021, 18:54

Ndau legalizimet në prag të zgjedhjeve, Rusmajli e shpëton nga gjoba deputetin e PS
22 Janar 2021, 18:22



Bëhet publik emri i vajzës së Gigi-t dhe Zayn
22 Janar 2021, 17:28


Drake ka shtyrë planet muzikore për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale
22 Janar 2021, 16:46
Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete, rritet sërish numri i të infektuarve në 24 orë
22 Janar 2021, 16:23