Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Mbahet nesër në Mal të Zi, samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE
Mali i Zi do të presë nesër Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropia.
Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Samiti do të organizohet nga kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.
Takimi i liderëve rajonalë që do të ndiqet nga Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi dhe Ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, është planifikuar për në orën 09:30.
Një ditë para Samitit, do të mbahet një takim i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.