Flash News

Rajoni

Mbështet Ukrainën, a do të ndryshojë qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës pas luftës?

Mbështet Ukrainën, a do të ndryshojë qëndrimi i

Lufta në Ukrainë, e ndau Evropën dhe Ballkanin në dy kampe, pro rus dhe pro ukrainas. Kosova është një ndër shtetet që vendosi të mbështesë integritetin e Ukrainës, duke kundërshtuar ofensivën e Rusisë.

Por, a do të ndryshojë qëndrimi rus ndaj Kosovës pas luftës?

Ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Botsan -Kharchenko deklaroi se qëndrimi i Kievit mbetet po i njëjtë pa marrë parasysh se Moska i ka njohur Donetsk dhe Luhansk, rajone në Ukrainë të cilat pak ditë më parë i pushtoi.

“Sikur edhe për temat tjera, edhe për çështjen e Kosovës, qëndrimi i Rusisë është parimor, afatgjatë, nuk ndryshon varësisht nga ajo se si është situata në Ballkan apo jashtë tij. Ky qëndrim mbështetet në të drejtën ndërkombëtare. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës” ka thënë diplomati rus.

I pyetur nëse Rusia do ta detyrojë Serbinë te njohë dy rajonet e shpallura të pavarura, ambasadori e mohoi duke përsëritur se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, nhuk mund të kthehet në Luftën e Tretë Botërore.

“Ato tashmë janë shtete të pavarura. E përsëris nuk kërkojë asgjë nga Serbia” ka thënë Botsan – Kharchenko. “Nuk ka rrezik real që konflikti në Ukrainë të shndërrohet në Luftë të Tretë Botërore.”

Të fundit