Flash News

Rajoni

Mbytet anija me emigrantë në Egje, dhjetëra të zhdukur

Mbytet anija me emigrantë në Egje, dhjetëra të zhdukur

Një anije me emigrantë u mbyt mbrëmjen e djeshme në detin egje. Autoritetet greke kanë ngritur një operacion të madh kërkim-shpëtimi detar. Tre viktima janë konfirmuar, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë 12 të tjerë arritën të shpëtonin. Mediat greke shkruajnë se emigrantët ishin nga Iraku. Të mbijetuarit thanë se kishin qenë në një varkë që mori ujë dhe u mbyt.

Greqia është një nga rrugët më të njohura për në Bashkimin Evropian për njerëzit që ikin nga konflikti dhe varfëria në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Shumica përpiqen të kalojnë me gomone nga bregu turk në ishujt e afërt grekë të Egjeut lindor. Por me patrullimet e shtuara dhe pretendimet për dëbime në Turqi, shumë prej tyre kanë tentuar rrugë më të gjata në anije më të mëdha.

Të fundit