Flash News

Rajoni

Me flamuj kombëtar dhe këngë serbe, mbështetësit e Milatoviç provokojnë nga Mali i Zi: Kosova është Serbi

Me flamuj kombëtar dhe këngë serbe, mbështetësit e

Fitorja e Jakov Milatoviç në Mal të Zi u shoqërua me festime në Podgoricë. Milatoviç arriti të sigurojë mandatin e Presidentit duke siguruar 60.2% të votave, ndërsa Milo Gjukanoviç vetëm 39.8% të votave.

Gjatë festimeve nuk kanë munguar as provokimet serbe ndaj Kosovës, raporton Pobjeda. Qytetarët serbë me flamurin e tyre kombëtar u mblodhën para kishës së Ngjalljes së Krishtit duke thirrurr "Kosova është Serbi", "Mali i Zi dhe Serbia janë një familje" dhe duke kënduar këngë nacionaliste serbe.

Në mesin e qytetarëve serbë ishte edhe përfaqësuesi i Partisë së Bashkuar, Vladimir Dobriçan.

Serbët vazhduan të ecin përgjatë godinës së Presidencës dhe Parlamentit malazez duke bërtirur “Dritan, Serbët”.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia provon me shprehjen “Kosova është Serbi”. Një provokim i tillë ka ardhur edhe nga ngjarje të tjera politike, kulturore dhe sportive.

 

Të fundit