Flash News

Rajoni

“Me kë po talleni?”, Vuçiç për vizitën e anuluar të Lavrov: Nuk ishte surprizë

“Me kë po talleni?”, Vuçiç për vizitën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë më shumë detaje rreth anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Serbi.

Vuçiç ka thënë se vendimi i tre shteteve të Ballkanit (RMV, Bullgaria dhe Mali i Zi) për të bllokuar hapësirën ajrore të fluturimit, e ka befasuar. Presidenti serb tha se komplikimet e situatës ishin të pritshme, duke u justifikuar me faktin se edhe Serbia është ndodhur në pozitë të vështirë, raporton B92.

“Më duhet të them se nuk jam i befasuar. Thashë që pres komplikime. Jemi skeptikë për çfarëdo që të them, nuk ishte shumë surprizë. Sigurisht që duhet të shprehni pakënaqësinë tuaj, së pari, nuk e kam parë atë lloj histerie të cilës i është ekspozuar Serbia e vogël në Evropë dhe në botë për shkak të ardhjes së Lavrov për një kohë të gjatë. Besoni se sa presion ka pasur në Serbi për shkak të atyre vizitave”, tha ai.

Vuçiç iu referua Associated Press, sipas të cilit presidenti kishte shkelur të gjitha sanksionet e miratuara në mbështetje të Ukrainës. Me një ton të ashpër, Vuçiç tha se edhe Gjermania pretendon se nuk e përdor gazin rus, por në realitet e përdor.

“Associated Press pretendon me qetësi se Vuçiç i ka shkelur të gjitha sanksionet. Më tregoni cilat dhe kush i vendosi ato? Ata thonë se nuk e përdorin gazin rus, por si? E lanë të shkojë në Gjermani dhe pastaj e përdorin nga atje, pastaj përdorin gazin rus. i njëjti gaz, por thonë se nuk është më gaz rus. Me kë po tallesh?”, tha Vuçiç.

Të fundit