Flash News

Rajoni

Media serbe: Presioni do rritet ndaj Serbisë, Kosova ka avantazhe sepse ka aleatë të fuqishëm

Media serbe: Presioni do rritet ndaj Serbisë, Kosova ka avantazhe sepse ka

Serbia ka nisur sërish një fushatë për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Perëndimi dëshiron që Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje finale në vitin 2023, bazuar në draftin franko-gjerman, i cili është bërë një propozim zyrtar i BE-së.

Për palën serbe, dispozita që parashikon anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara është veçanërisht problematike.

Pritet që shumë shpejt në Kosovë dhe Serbi të zbarkojnë zyrtarë të lartë, si i dërguari i BE-së për dialogun dhe ai për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe këshilltarët e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, Emmanuel Bonn e Jens Pletner.

“Nova.rs” shkruan se presioni ndaj Serbisë do të rritet ndjeshëm, ndërsa Kosova ka avantazhe, sepse ka aleatë më të fuqishëm.

 

 

Të fundit