Flash News

Rajoni

Deklaratat e Ramës, mediat greke: Akuzoi Greqinë për ndërhyrje në punët e brendshme për çështjen ‘Beleri’

Deklaratat e Ramës, mediat greke: Akuzoi Greqinë për

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të bëra nga Greqia, pas arrestimit dhe burgosjes së Fredi Belerit disa ditë para zgjedhjeve. Rama tha se asksush nga jashtë nuk mund të vendosë në pikëpyetje dhe nën presion sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pavarësisht të metave.

Një përgjigje ka ardhur edhe nga Greqia. Media greke ERT shkruan se me deklaratën e bërë Rama la të kuptohej se qeveria greke është përfshirë në zgjedhjet e 14 majit.

“Dua së pari të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të kuptoj retorikën nxitëse për këtë çështje. Jam i vendosur të bëj më të mirën përpara se të detyrohem të reagoj”, tha Rama duke shtuar se nuk do të flasë deri në përfundimin e zgjedhjeve në Greqi.

Rama e mbylli deklaratën duke thënë se “besoj se minoriteti grek nuk është ushqim për topat elektorale të askujt, as në Shqipëri, as në Greqi”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërcënoi Shqipërinë se do të bllokonte me çdo mjet integrimin evropian në rast se nuk e liron Fredi Belerin.

Të fundit